Nga marsi i kaluar deri në muajin e njëjtë të këtij viti në Japoni janë paraqitur më shumë se 159 mijë raste të abuzimit me fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të qeverisë japoneze, qendrat për këshillim të fëmijëve kanë pranuar numër rekord të abuzimit me fëmijë.
Zyrtarët e Ministrisë së Mirëqenies Sociale thanë se numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara tejkaloi 159 mijë, një rritje prej 26 mijë nga një vit më parë.
Ata paralajmëruan gjithashtu se numri i fëmijëve të abuzuar është duke u rritur që nga viti 1990, por që në periudhën 2018-2019 arriti nivel rekord.
Llojet më të zakonshme të abuzimit të fëmijëve janë dhuna psikologjike. Janë raportuar 88 mijë raste të tilla.
Abuzimi psikologjik pasohet nga abuzimi fizik me 40 mijë raste, neglizhenca me 29 mijë raste dhe ngacmimi seksual me 1.700 raste. Të dhënat i referohen popullatës së të miturve.