Japonia po shqyrton vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Bjellorusisë, në përputhje me Shtetet e Bashkuara, për mbështetjen e saj ndaj pushtimit rus të Ukrainës, i thanë Reuters të shtunën dy zyrtarë qeveritarë të njohur me këtë çështje.
Nuk ishte menjëherë e qartë se cilët individë apo subjekte do të shënjestroheshin nga këto sanksione.
Zyrtarët i thanë Reutersit se Tokio do të koordinohet me anëtarët e tjerë të Grupit të Shtatë fuqive industriale.
Sanksionet e SHBA për pushtimin e së enjtes përfshijnë 24 individë dhe subjekte bjelloruse, ka bërë të ditur Departamenti i Thesarit i SHBA-së.
Japonia ka njoftuar sanksione ndaj Rusisë për pushtimin, me Kishidan që i cilësoi lëvizjet e Moskës një shkelje të papranueshme të sovranitetit të Ukrainës dhe të drejtës ndërkombëtare.
Trupat ruse po përparonin drejt kryeqytetit Kiev të premten, edhe pse Rusia dhe Ukraina sinjalizuan një hapje ndaj negociatave, në vazhdën e pushtimit nga veriu, lindja dhe jugu, një sulm që kërcënon të përmbysë rendin e Evropës pas Luftës së Ftohtë.