Kryeministri i Japonisë Abe Shinzo pritet ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në vend.
Kryeministri i Japonisë Abe Shinzo u ka thënë zyrtarëve në pushtet të Partisë Liberale Demokratike se ai planifikon të zgjasë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme që do të përfundojë në 6 maj.
Ai u takua të enjten me sekretarin e përgjithshëm të partisë, Nikai Toshihiro dhe zëvendës sekretarin e përgjithshëm, Hayashi Motoo.
Hayashi tha se Abe u tha atyre se do të marrë një vendim përfundimtar pasi të dëgjojë mendimet e ekspertëve për kohëzgjatjen dhe shtrirjen gjeografike të deklaratës.
Pas takimit, Nikai u tha gazetarëve se ai mendonte se zgjatja e deklaratës së gjendjes së jashtëzakonshme ishte një vendim shumë i përshtatshëm, raporton Reuters, transmeton lajminet.