Jared Leto dhe Thet Thinn u fotografuan në Gjermani gjatë fundjavës, duke nxitur edhe më shumë thashethemet.
Në fotot e publikuara nga Page Six, këngëtari i “Thirty Seconds to Mars”, 51-vjeç dhe modelja 27-vjeçe, shihen në të njëjtin hotel të dielën.
Leto kishte veshur një bluzë me stampime grafike, xhinse të ngushta, atlete të zeza dhe një kapelë rozë.
Ndërkohë, Thinn zgjodhi një fustan të bardhë të shkurtër për daljen, çizme kauboje, teksa pamjen e plotësoi me një çantë me nuanca argjendi.
Dyshja mbërritën në hotel me një furgon të zi, ndërsa dëshmitarët okularë thanë se ata nuk u kthyen në vend deri vonë atë mbrëmje.