Kryetari i SBAShK-ut, Rrahamn Jashara i ka reaguar Akademisë së Shkencave, pasi kjo e fundit i hedhi fajin Sindikatës për rezultatet e dobëta në PISA.
Sipas Jasharjat, ata kanë kërkuar vazhdimit që të kenë komunikim më AShAK-un dhe Ministrinë për përmirësimin e cilësisë. Madje ai thanë se disa anëtarë të Akademisë më shumë po merren me politikë, për çka i ka kërkuar që ta lexojnë Ligjin për organizimin sindikal.
Në rekomandimin e tretë të AShAK thuhet se “organizimi sindikal i mësuesve dhe arsimtarëve duhet urgjentisht të depolitizohet dhe të mos jetë vendimmarrës në procesin arsimor. Sindikatat dhe këshillat e prindërve nuk mund të marrin vendime që bien ndesh me ligjin”.
Sipas Jasharajt, deklarimi i Akademisë është në të njëjtën linjë “me tendencat e Qeverisë Kurti”,
Akademia e Shkencave të Kosovës ka reaguar për gjendjen në arsim pas publikimit të rezultateve të Testit PISA. Për ASHAK kjo ishte e pritshme dhe se ky test ka nxjerrë në sipërfaqe një vlerësim jo pozitiv për gjendjen e arsimit në Kosovë.
Ata kanë pasur kritika edhe për menaxhimin e sistemit arsimor, teksa vlerësuan që gjendja në këtë sektor është alarmante.
“Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) edhe më herët ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen e rëndë në arsimin e Kosovës në të gjitha nivelet. Para më shumë se dy vjetësh ASHAK hartoi një platformë, me anë të së cilës u përpoq të tërhiqte vëmendjen për gjendjen jo të mirë në arsim, në mësimdhënie dhe në mësimnxënie. Tani, ashtu sikundër pritej, testi i PISA-s nxori në sipërfaqe një vlerësim jo pozitiv për gjendjen e arsimit në Kosovë. Të gjithë në një mënyrë ishim të vetëdijshëm se kjo do të ndodhte, se situatën në arsim e kemi alarmante, vetëm se ne nuk duam të kuptojmë se, në një mënyrë ose në një tjetër, të gjithë jemi përgjegjës për një gjendje të këtillë: shoqëria dhe shteti; çdo organizëm shoqëror; të gjithë segmentet e tij; vetë sistemi arsimor, nxënësit, arsimtarët, prindërit, institucionet vendimmarrës dhe ligjzbatuese. Në emër të një demokracie të keqkuptuar, ne e kemi liberalizuar shkollën aq shumë, sa që sistemin arsimor e kemi bërë kaotik dhe e kemi kthyer në “ndërmarrje vullnetare”, me mundësi ndërhyrjesh nga të gjitha anët, duke harruar se sistemi arsimor është konvencional dhe se shkolla është detyrim”, thuhet në reagimin e tyre.
Reagimi i plotë:
Medieve të shkruara e elektronike
Reagim ndaj rekomandimit të tretë të ASHAK për arsimin në Kosovë
Pas publikimit të rezultateve të testit PISA dola publikisht përmes medieve të nderuara dhe apelova në emër të gjithë të punësuarve në arsim , që nga çerdhet e deri në universitete, që ministrja Nagavci të lë inatet dhe të bëj bashkë e një tryezë përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave e Arteve, SBASHK-un, përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve , ekspertët e mirëfilltët arsimit dhe palët tjera për të bashkëbiseduar e për të krijuar një trase për angazhimet e përbashkëta në shërbim të ngritjes së cilësisë në arsim e për të dalë më mirë edhe në testin ndërkombëtar PISA.
Prita se kështu do të ndodh, por ja që , më në fund , Akademia e Shkencave e Arteve e Kosovës foli dhe , në vend të insistimit për një takim të përbashkët, doli me ca rekomandime.
Unë , në cilësinë e kryetarit të SBASHK-ut , gjithë rekomandimet tjera të ASHAK-së, po ua lë debateve të ekspertëve dhe të ekspertëve në thonjëza të arsimit, por nuk kam si të kos reagoj për pikën e tretë e që ka të bëj me deklarimin e ASHAK-së për organizimin sindikal e në të cilën thuhet : “Organizimi sindikal i mësuese dhe arsimtarëve duhet urgjentisht të depolitizohet dhe të mos jetë vendimmarrëse në procesin mësimor”. E dashura Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës duke u marrë me shkencë e më shumë me politikë , disa prej jush, nuk keni pasur kohë të lexoni Ligjin për organizimin sindikal dhe të hulumtoni edhe për realitetin e historikut e angazhimeve të SBASHK. Sindikata jonë u themelua si kërkesë e kohës për të mbrojtur arsimin shqip në vitet e 90-ta kundër furtunave të pushtuesit dhe këtë e bëri me mund e sakrifica bashkë me Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri “ dhe me aktivet e drejtorëve të shkollave dhe këshilltarët e nderuar pedagogjik. Qëndruam me vite e degata duke u përballur me sfida dhe ishim e mbetemi zë i anëtarësisë sonë. Deklarimi juaj , si rekomandim, është në të njërën linjë me tendencat e Qeverisë Kurti, që duke pasur miion të shuaj sindikatat , e veçmas SBASHK-un ngriti akuza me shpifje se jemi të atyre apo të këtyre.
Kryesi e nderuar e ASHAK-së po të njihnit realitetin në Kosovë nuk do ta shkruanit pikën tre, as për hatër të Albinit sepse është urdhër për depolitizim e pa ndodhur kurrë politizimi. ASHAK kuptojeni se anëtarë në SBASHK janë të punësuarit në arsim , që nga çerdhet e deri në universitete, por edhe shumë nga institucionet e nderuara të kulturës. Këta të punësuar jetojnë në tërë territorin e Kosovës dhe janë votues të partive të ndryshme sipas vullnetit të tyre. Ata janë votues të partive të ndryshme, por në SBASHK jemi betuar të gjithë e e ruajmë unitetin duke u nisur nga Bashkë e në SBASHK. Unë , që të mos ju mbetem borxh në deklarime ju bëj apel që Ju të depolitizoheni sepse jeni mendja dhe dija e këtij vendi.
SBASHK
Kryetari Rrahman Jasharaj