Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se do t’i drejtohen institucionit të Avokatit të Popullit. E gjithë kjo ka të bëjë me pakënaqësitë për ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale.
Kryetari i SBASHK-ut, konsideron se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka shkelur ligjin me këto ndryshime dhe për këtë kërkojnë vlerësim nga Gjykata Kushtetuese.
Ai thotë se vetëm si numra po numërohen punët e viteve të 90-ta në arsim dhe kjo është padrejtësi për punëtorët.
E për këtë vendim, ai rëndit disa arsye të lidhura me një çështje e cila po përmendet tash e sa kohë.
“Arsyeja është ndryshimet e bëra në skemat pensionale të financuara nga shteti e ne nuk jemi përfshirë në këto skema por me të dal ndryshimi që është bëre, pasojat po shihet ngase këto ndryshime godasin sistemet arsimore duke u mohuar të drejtat e fituara më parë. E kam fjalën në ligjin që ishte pa ndryshime, neni 8, pika e 6 ua numëronte mësimdhënësve të Republikës së Kosovës dhe punëtorëve tjera në vitet e 90-ta si kontribut dhënëse pas 6 viteve për ta marrë pensionin e plotë”.
Jasharaj deklaroi se me këto ndryshime vitet e 90-ta, numërohen si numra por pensionet përshkallëzohen në mënyrën më ironike, duke thënë se ministri Murati si vite i numëroi vetëm ato që ata kanë dhënë kontribute gjatë kohës së ish-Jugosllavisë.
“Pra pensionet llogariten nga viti i kaluar deri në vitet e 90-ta ndërsa vitet që ishin pranuar dikur tash njihen vetëm sa për të bërë 15 vite por nuk numërohen si të tilla, dhe të pensionuarit do të jenë shumë të dëmtuar, dhe nën dy ndryshimet e bëra sikur të jetë e qëllimshme prek në statusin e punëtorit të arsimit të Kosovës, ligj ky i nxjerrë nga MAShTI”.
Tutje, ai deklaroi se është thënë gabim se në të kaluarën nuk ka ndodh diçka pasi sipas tij kanë duartrokit vazhdimisht nëpër institucione.
“E çfarë bëri qeveria Kurti, mësimdhënësve të dëbuar me forcë nga regjimi serb, ua njohu këto 9 vite, neve si numra por mësimdhënësit të Kosovës janë të dëmtuar, ngase është dëmtuar edhe ligji për statusin e punëtorëve të arsimit të Kosovës”, u shpreh Jasharaj.