Jasharaj: Në Projektligjin për Paga janë paraparë edhe mjetet për mësimdhënësit e viteve të 90-ta

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 18:37 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBAShK) pas mbledhjes së Këshillit të kësaj sindikate ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me marrëveshjen e arritur sot për ndërprerjen e grevës.

Ymer Ymeri nga SBAShK-u prezantoi ngritjet e koeficienteve tek punëtorët e arsimit. Ai tha se kostoja e gjithë kësaj ngritje është 28 milionë euro.

“Sipas një përllogaritje që e kemi bë me marrëveshjen e re duke krahasuar pagat del që te shkollat e mesme të larta është një rritje përkatësisht 42 për qind prej pagës aktuale ndërsa në shkollat fillore 20.76 për qind, parashkollore 26 etj. Më e arritura e kësaj është marrëveshja që u arrit sepse i lamë dyert të hapura me SBAShK-un që të bisedojmë edhe për çështje ë tjera. Kjo është edhe një fitore më e madhe edhe po ti kishim fitu ato 100 për qind siç kërkuam. Kostoja e ngritjes së koeficienteve të arsimit është rreth 28 milion”, tha ai.

“Kërkesë e parë e jona ka qenë me lëviz me koeficient nga shkalla 1 në 2 dhe nga shkalla 2 në 3. Pra të kemi koeficient të mësimdhënësve duke fillu prej edukatorëve që të mos kenë koeficient 1. Edukatorët tashmë e kanë koeficientin 2 dhe e kemi arrit qëllimin”, tha Ymeri.

Ai tha se kanë pakënaqësi tek disa ndarje, por u shpreh se do të sqarohen edhe ato.

“Punëtorët teknik 1.45 është tash, Edukatorët e kanë pas 1.7, tash e kanë 2. Bibliotekistët 1.6 tash e kanë 2.1,Mësimdhënësit e institucioneve parashkollore dhe fillore 1.9 tash 2.25. Pedagogët, psikologët 2 tash 2.3 edhe pse me këtë kategori jemi të pakënaqur, por situata ka qenë asisoj që nuk ka mund të lëviz. Mësimdhënësit e shkollave të mesme të ulëta 2 tash 2.45. Mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta 2.3 tash 2.6. Drejtorët e institucioneve parashkollore 2.2 tash 2.5. Zv. drejtorët 2.3 tash 2.6. Drejtorët e shkollave të mesme të ulët 2.4 tash 2.7. Drejtorët e shkollave të mesme të larta 2.7 tash 3.Të gjithë këtyre pagave bazë iu shtohet edhe përvoja e punës varësisht nga përvoja e punës”, ka thënë Ymeri.

I pyetur për opinionet e fundit që SBAShK-u është nën ndikim politik, kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj e përgënjeshtroi duke thënë se SBAShK-u përfaqëson interesat e punëtorëve të kësaj sindikate.

“Institucionet kur nuk duan ti kryejnë detyrat e veta, duan ti japin ngjyrime grevave. Ishte ide dhe kërkesë e të punësuarve të arsimit e jo e SBAShK-ut. SBAShK-u nuk mund të jetë i ndonjë partie ngase në SBAShK janë të gjithë të arsimit që mund t’i takojnë partive të ndryshme.

Sa i përket ligjit për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, Jasharaj tha se nga ministri Financave ,Bedri Hamza, ka marrë konfirmimin se në buxhet është paraparë edhe kjo.

“Ministri Hamza na ka thënë jo për të na nxitë, por duke bisedu me të për ndryshim të koeficientit, na ka thënë se në buxhetin që pritet të votohet është sasia e nevojshme që është paraparë”, ka thënë Jasharaj.

Ndërsa për zëvendësimin e orëve mësimore të humbura tha se me Ligj nuk detyrohen.

Të ngjashme