Jasharaj nga “Trepça”: Qeveria urgjentisht t’i realizojnë kërkesat e grevistëve

Mitrovicë | 27 Tet 2023 | 13:42 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) Rrahman Jasharaj, ka vizituar të premten minatorët e “Trepcës”, raporton Ekonomia Online.

Ai madje u ka bërë thirrje ministrave e deputetëve që të shkojnë në minierë e të shohin gjendjen e tmerrshme.

Ftesë pati edhe për Qeverinë që urgjentisht të ulet me Sindikatën dhe sa më parë t’i realizojnë të drejtat e grevistëve.

“Të gjithë deputetët e Kosovës, ministrat dhe të tjerët do të i kisha sjell këtu të qëndrojnë së paku një orë dhe të shohin gjendjen e tmerrshme”.

“Kërkojnë kushte të mira të punës, janë të zhgënjyer me menaxhmentin nuk kanë rroba, mbathjet si duhet. Prandaj e ftojë Qeverinë e Kosovës  edhe menaxhmentin e Trepçës urgjentisht të ulen të bisedojnë me Sindikatën e minatorëve dhe sa më parë t’i realizojnë të drejtat e tyre”.

Të ngjashme