Jasharaj: Qeveria ta ketë prioritet vaksinimin e mësimdhënësve, orët e humbura do të kompensohen

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 08:23 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) po kërkon nga Qeveria Kurti që ta ketë në prioritet vaksinimin e mësimdhënësve.

Kreu i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kanë kërkuar nga ministri i Shëndetësisë që ta kenë primare vaksinimin e mësimdhënësve, mirëpo sipas tij, nga përgjigjet që kanë marrë ende nuk është pranuar ndonjë kontingjent i vaksinave.

“Qeveria të mos ta lënë në grupin e dytë por ta vënë në primar vaksinimin edhe në takimin që kishim me ministrin Vitia e kemi hapur këtë çështje dhe ministri Vitia ka thënë se po pret një ardhje të një kontingjenti në emër të donacionit që janë të pranueshëm për Kosovën dhe na ka premtuar se do të bëjë gjithë angazhimet nëse i lejojnë mundësitë dhe kapacitetet te numri i vaksinave që pas të moshuarve siç parashihet me manual ti jepet përparësi punëtorëve në sektorin e arsimit”.

Jasharaj thotë se nuk po kërkojnë vaksinimin vetëm që të jenë të privilegjuar, por që të vazhdojë procesi mësimor në objektet shkollore.

“Këtë kërkesë ne nuk e kemi bërë që të jemi të priveligjuar por mësimdhënësit që të jenë më të mbrojtur me vaksinë dhe me këtë mbrojtje do të ishin më të sigurt dhe procesi mësimorë këtë vit do ta përfundonim në shkolla, pra i mbetet qeverisë dhe mundësive që ka”.

“…kishte ide që të kërkohej ndihme nga Shqipëria dhe institucionet tona kanë kërkuar por vaksina që është e pranueshme për Kosovën është e harxhuar për momentin në Shqipëri dhe çfarë vaksine do të vijë këtu do të jetë një vaksinë e lejuar nga shteti ynë dhe ne po kërkojmë hise që të jemi ndër të parët për tu vaksinuar në mënyrë që të jemi sa më të mbrojtur dhe të jemi në shkolla”, tha Jasharaj për EO.

Jasharaj thotë se janë pajtuar me vendimin e qeverisë që mësimdhënësit mos të  vaksinohen në Shqipëri.

Por e siç thotë ai se vaksinimi në Shqipëri do të ishte i vështirë pasi që vetëm në arsimin para universitar janë të angazhuar rreth 30 mijë mësimdhënës.

“Është krijuar në Kosovë për vaksinat kineze dhe ruse e kemi atë parandjenjë dhe vaksinimi është vullnetar dhe kemi pasur të mësimdhënësit dhe jemi pajtuar me ta që vaksinat që shteti i Kosovës do ta pranon si vaksinë të përdorshme për qytetarët tjerë të jetë edhe vaksinë për ne, sepse vaksinimi në Shqipëri do të ishte më i vështirë sepse jemi numër shumë i madh i të punësuarve në sektorin e arsimit dhe mësimdhënësit janë pajtuar dhe ne u pajtuam me ministrin Vitia që edhe mësimdhënësit të vaksinohen me vaksinën që do të jetë e lejuar në shtetin tonë, dhe presim që të vaksinohemi këtu në Kosovë, nga përkundër vullnetit të shtetit shqiptarë që i përgëzojë do të ishte i vështirë sepse diku në procesin mësimor janë të angazhuar 30 mijë vetëm në arsimin para universitar dhe është telashe që të vaksinohen dhe të ju sigurohet udhëtimi deri në Shqipëri”.

E sa i përket kompensimit të orëve të humbura gjatë këtij viti shkollor, ai ka thënë se janë shtatë ditë, por që kjo është në dorën e drejtorive komunale të Arsimit se si do t’i kompensojnë.

“Këtij viti shkollor ia kemi borxh shtatë ditë pune, të cilat ju është mbetur nivelit komunal, drejtorive arsimore që ta bëjnë një plan dhe të  gjithë jemi pajtuar se duhet mbajtur shtatë ditë pune shtesë dhe ka ide që të punohet disa të shtuna dhe ka ide që fundi i vitit të zgjatet për disa ditë”.

Të ngjashme