Jasharaj s’ndihet mirë gjatë raportimit në Komision, thotë se ka marramendje

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 12:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar ë Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharja gjatë raportimit në Komisionin për Arsim tha se nuk ndihet mirë dhe se ka marramendje, raporton Ekonomia Online.

Duke folur për takimin që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti, Jasharaj tha se ka pritur që të ketë marrëveshje. Ai tha se fajtor kryesor për këtë situatë është Qeveria e Kosovës.

Ai tha se greva mund të ndalet kur anëtarësia e thotë një gjë të tillë.

“Ne kemi insituar dhe lutjet e mia kanë qenë që kryeministri të na ofrojë diçka. Në takimin dy orësh nuk na u është dhënë asnjë gjë. Të gjithë të punësuarit e kanë pritur me entuziazëm me shpresë se kryeministri do të ofrojë diçka. Mos m’u hidhëroni sepse unë jam zëri i tyre. Orientoni kritiken ka Qeveria, deputet. Greva mbyllet kur anëtarësia thotë po. Ne nuk jemi këtu për të na bërë presion. Pse po na torturoni. Ne jemi të lumtur me pas dialog. Grevën nuk mund ta ndalim, Qeveria mund ta ndal me dialog. Qeveria është fajtoi i vetëm”, tha Jasharaj, i cili për një moment nuk u ndi mirë dhe pati ma marramendje.

E deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, kritikat i adreso në drejtim të Qeverisë. Kryeministrin e quajti hipokrit, për të cilin tha se është vonuar për të gjendur një zgjidhje.

“Krejt ky debat kishte ndodh në një kohë tjetër. Ne jemi takuar për t’i kuptuar nevojat dhe zhurmë është bërë për ligjin e pagave. Sot po shtyhemi sesa që po flasim në një tokë të përbashkët ku mund të gjejmë zgjidhje. S’mund t’i përjashtojmë fëmijët e mësimdhënësit. Sindikatat i përfaqësojnë mësimdhënësit dhe janë për t’i adresuar nevojat e tyre. Kisha dashtë me qenë takim për të mos i bërë presion askujt. Mendoj që është hipokrizi që kryeministri është drejtuar me një gjuhë të tillë. Është takim i vonuar por që duhet të gjendet zgjidhje”, tha ajo.

E deputeti tjetër i PDK-së, Ardian Kastrati, e quajti të papranueshëm këtë diskutim, për të cilin tha se kërkesa e SBAShK-ut është e drejtë.

Ai përmendi edhe problemin shëndetësor që e ka kreu i sindikatës, Rrahman Jasharaj.

“Njerëzve po u dridhen duart, nuk është gjyq këtu. Ndihem i turpëruar kur shoh shumicën me e diskutu kush ka dhe nuk ka faj. Njerëzve para nesh u dridhen duart. Këta deputetë i marrin ka 160 euro për komision, pra ne. Këtu bëhen leksione morale e gjyqe. Këta nuk janë individ, por kanë anëtarësi. Duhet me tejkalu këtë lloj inate politik. Është marre ky lloj diskutimi, dhe këtyre po u dridhen duart sikurse të jenë në gjyq. Ligji i pagave mund të kthehet te Kushtetuesja. Na vazhdojnë me i marr 2000 euro rrogë ndërsa këta 390 euro dhe 440. Po flasim për kategori që 9 muaj u ka trokitur në derë”, tha ai.

Ndërsa deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, kërkoi që kërkesat e SBAShK-ut të merren parasysh.

“Ne e kemi nesër debat parlamentar por qeveria e ka buxhetin dhe mundet me ardhë deri te mirëkuptimi me SBAShK-un në mënyrë që të fillojë procesi mësimor. Më shumë u kërcënuat dhe ofenduat sesa që gjetët zgjidhje”, tha Dumoshi.  

Të ngjashme