Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari priti në takim gjenerallejtënant, Vito Ferrara, Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Mjekësisë Ushtarake të Ushtrisë Italiane.
Gjenerallejtënantët, Jashari e Ferrara, kanë folur për bashkëpunim në fushën e mjekësisë ushtarake.
Mes të tjerash, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes dy ushtrive në fushën e trajnimeve dhe specializimeve shkëmbimin e personelit mjekësor.
“Qëllimi i vizitës së delegacionit italian është ngritja e bashkëpunimit në fushën e mjekësisë ushtarake mes dy ushtrive, e cila bëhet në bazë të planit bilateral mes dy vendeve tona”, thuhet në një njoftim të FSK-së.