Jashari për takimin e 14 shatorit: Kosova do të kërkojë heqjen e masave, Serbia themelimin e Asociacionit

Prishtinë | 13 Sht 2023 | 08:12 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova do të jetë e hendikepuar në tavolinën e bisedimeve në Bruksel për shkak të masave ndëshkuese të BE-së i tha Ekonomia Online, analisti politik, Shemsi Jashari.

Në takimin i cili pritet që të mbahet të mërkurën, me 14 shtator, ndërmjet kryeministrit të Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Jashari tha se pritet që Kosova të kërkoj heqjen e masave ndëshkuese nga BE, ndërsa Serbia do të insistojë në themelimin e Asociacionit.  

Jashari tha pozicioni i Serbisë në tavolinën e bisedimeve do të jetë më i favorshëm e presionin sipas tij, do të fokusohet tek kryeministri Albin Kurti, kjo për shkak të masave të BE-së.

“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë takim dihet që është e obliguar për shkak të organizimit nga Brukseli. Ajo që dihet është se Kosova në atë takim shkon pak e hendikepuar për shkak të masave ndëshkuese që BE-ja i ka ndërmarr ndaj Kosovës”.

“Prej këtij takimi unë nuk pres që do të ketë ndonjë zhvillim më tutje se cili prej palëve do t’i mbaj pozicionet e vetë e normalisht pozicioni i Serbisë në këtë takim do të jetë pak me i favorshëm për shkak të një qortimi publikë ose ndëshkime që BE-ja ja ka bërë Kosovës. Presioni do të fokusohet më shumë nga Kurti se sa nga Vuçiq”, tha ai.

Ai tha se në këtë takim do të ketë rikonfirmim të pozicioneve të të dyja palëve, sipas tij, Kosova do të insistoj që BE-ja t’i tërheq masat, pasi ato do të paraqiten si pengesë për dialog dhe implementim të marrëveshjes.

E Serbia, sipas tij, do të insistojë në kërkesën e saj për formimin e Asociacionit.

“Në takimin që do të mbahet unë pres një rikonfirmim të pozicioneve të të dyja palëve, normal pres që Kosova do të insistoj që masat ndëshkuese janë pengesë që të zhvillohet me tutje dialogu dhe implementimi i marrëveshjeve. Përderisa Serbia do të insistoj në ato kërkesat e veta që pala kosovare të bëj hapa tutje drejt themelimit të asociacionit”, tha ai për EO.

Jashari tha se pret nga BE-ja që të jetë më e vendosur ndaj të dyja palëve që të shtyjë përpara implementimin e marrëveshjeve të arritura.

“Unë pres që BE-ja të jetë më e vendosur ndaj të dyja palave për të shtyrë përpara implementimin e marrëveshjeve të arritura duke mos u ndalur te ato detaje që e kanë pamundësuar progresin në implementimin e këtyre marrëveshjeve”.

“E dimë që Serbia është njëri prej faktorëve kryesor për gjendjen në veri, por çuditërisht me disa hapa që qeveria e Kosovës i ka ndërmarr veprimet në veri të pakoordinuara ka bërë që presioni të jetë pavarësisht shkaktarit të vërtet të krizës në veri, presioni të drejtohet nga pala kosovare në këtë rast nga Qeveria e Kosovës, duke e parë si fajtore për tensionim e gjendjes në veri”, tha ai. 

Të ngjashme