Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se atje është edhe një rast pozitiv me Covid-19.
” Personi i infektuar është nga Likoci dhe është rast kontakti nga Fushë-Kosova. Pas marrjes së informatës nga IKSHP, kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe tani rasti është në izolim”.
“Kujdesi dhe mbajtja e higjienës personale vazhdon. Pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese”, ka shkruar Jashari në rrjetin social Facebook