Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari lut qytetarët e pa ndërgjegjshëm qe po i vënë flaken pyjeve e fushave në fshatrat Ticë, Rakinicë e në afërsi të Radishevës, që të mos bëjnë veprime të tilla që mund të shkaktojnë natyrën, për të cilin u derdh gjak
Ai kërkoi nga Policia e Kosovës që ti ndihmojë në gjetjen e personave që po bëjnë vepra të tilla të liga.
Ju lutem shumë që të mos bëni veprime të tilla kundër natyrës sonë, vendit tonë për të cilin u derdh gjak.
Edhe sot në kohë pandemie zjarrfikësit tonë janë duke fikur zjarrin që qytetarë të pa ndërgjegjshëm po i vënë maleve e fushave në fshatrat Ticë, Rakinicë e në afërsi të Radishevës.
Në mënyrë që të ndalim këto veprime kundër natyrës sonë kërkoj nga ju qytetarë që të lajmëroni tek organet tona komunale ata që po i vënë flakën maleve.
Po ashtu kërkoj nga Policia e Kosovës që të na ndihmojnë në gjetjen e personave që po bëjnë vepra të tilla të liga.
Bashkë të mbrojmë natyrën tonë të shenjtë!