Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë në tregun në Skenderaj nuk ka vend për produkte që kanë mbishkrime, siç i ka quajtur ai të gërditshme.
“Përpara çdo gjëje, shëndeti i qytetarëve, veçanërisht fëmijëve, është në interesin tonë që si institucione komunale t’i ndërmarrim të gjitha veprimet e domosdoshme, ta mbrojmë me çdo mënyrë”, ka thënë Jashari, transmeton Koha.
Për këtë qëllim, thotë Jashari, u kam dhënë mbështetje të plotë inspektorëve komunalë që të largojnë nga tregu lodrat e fëmijëve në të cilat është konstatuar përmbajtje e rrezikshme për shëndetin.
“Edhe produkteve që përbuzin shtetin tonë, me mbishkrime të gërditshme ‘Kosovë e Metohijë’, po u tregohet vendi”, ka thënë ai.