Jashari: Ushtria ta mbrojë vendin sikurse UÇK-ja, presim mbështetjen e ShBA-së

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 11:44 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari, në shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka uruar që Ushtria e Kosovës të jenë të gatshëm ta mbrojnë vendin, njëjtë siç e mbrojti edhe UCK-ja, raporton Ekonomia Online.

Jashari nuk la pa falënderuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet me mike që e kanë ndihmuar Kosovës, duke uruar që këto vende të mbështesin sërish vendin.

“Ushtrisë i dëshiroj lumturi që të jenë gjithmonë të gatshëm të mbrojnë vendin siç e mbrojti UÇK-ja. Duke falënderuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet mike që na kanë ndihmuar dhe besoj që prapë kanë me na ndihmua. Lavdi dhe nderë ju dhe gjithë ushtarëve”, u shpreh Jashari.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka organizuar ceremoni për nder të “Epopesë së UÇK-së”, ku morën pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. 

Të ngjashme