Andi dhe Jasmina duket se i kanë dhënë fund çdo mundësie për t’u bërë çift.
Me anë të një postimi të gjatë, Jasmina hòdhi akùza në drejtim të Andit, duke e akùzuar atë për lídhje me këngëtaren Diona Fona.
Ajo ndër të tjera i tha se po shkon mbrapa ‘femrës së gabuar’, ndërsa publikoi fotografi ku Andi kishte shkuar në xhírimet e klipit të ri të Dionës.
Më pastaj, ajo kërkoi nga fansat që mos ta etiketojnë më në fotografi e video ku gjendet Andi.
Pak momente më parë, Jasmin Kadriu bëri një tjetër deklaratë ku e cilësonte Andin mashtrues dhe manípulues pasi ai nuk dha një përgjigje të shpejtë për situatën e krijuar, por i duhet kohë për të dhënë një të mirëmenduar.
Pas kësaj, ka ardhur menjëherë edhe reàgimi i të riut nga Kosova, por që mesa duket është penduar dhe ka fshirë menjëherë postimin.
Afterparty.al ka siguruar foton që ish-konkurrenti ka publikuar në Instagram pak minuta më parë ku shkruante:
“Para se të më gjýkosh, sigurohu që je perfekt”.
Kjo fjali është marrë si një “thùmb” i hapur ndaj Jasminës pasi ajo e akùzoi publikisht se e la në ditëlindjen e Fation Kuqarit për këngëtaren Diona Fona.