Java e 19-të në Superligë nis sot me dy përballje interesante

Prishtinë | 27 Jan 2024 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Sot do të nisë java e 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll, me dy ndeshje në program për t’u zhvilluar.

Perballja e parë do të zhvillohet në palestrën sportive “Shani Nushi”, mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit, vendit të pestë, përkatësisht të katërt në renditje, shkruan Gazeta Express.

Gjakovarët kanë tetë fitore e dhjetë humbje deri tash, kurse therandasit kanë regjistruar dhjetë fitore e tetë humbje.

Ky takim do të luhet nga ora 17:00.

Ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, mes rivalëve të vjetër, Sigal Prishtinës dhe Bashkimit.

Kryeqytetasit janë në vendin e tretë në tabelë, me bilanc prej 12 fitoreve e gjashtë humbjeve – kurse, prizrenasit ndodhen në pozitën e gjashtë me shtatë fitore e 11 humbje.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 19:00.

Të ngjashme