Të mos harrojmë!
Në fillim të muajit, kryeministri Kurti u tha mësimdhënësve që ta ndërpresin grevën sepse javën e ardhshme (e kishte fjalën për javën e shkuar), do të procedohet për diskutim publik Projektligji për pagat.
Në fund të javës që e lamë pas, gjatë takimit me kryetarin e BSPK-së, ai e përsëriti të njëjtën frazë- Projektligji për pagat do të dalë në diskutim publik javën që po vjen (e pati fjalën për javën në të cilën jemi aktualisht).
Sot, data shënon 12 shtator dhe ky dokument ende nuk është hedhur në diskutim publik.
Në parim, në përcaktimet kohore gjithmonë ekziston java e ardhshme, siç ekziston e sotmja dhe e nesërmja, por janë pikërisht këto përcaktime që i shtyjnë njerëzit, të paktën ata të përgjegjshmit, që t’i përmbushin zotimet e dhëna dhe detyrimet ndaj të tjerëve.
Të përgjegjshmit edhe kur i shkelin afatet, të paktën përpiqen të japin shpjegime dhe të arsyetohen.
Të papërgjegjshmit kur i shkelin zotimet bëhen arrogantë dhe hiqen sikur asgjë s’ka ndodhur.
Të tillëve pastaj s’u besohet as atëherë kur e kanë përnjëmend.