Java e ardhshme me diell dhe temperatura deri në 17°C

Prishtinë | 01 Mar 2026 | 22:42 | Nga Ekonomia Online

Java e ardhshme në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, me periudha të gjata me diell dhe vetëm riga të izoluara e të dobëta shiu në disa zona.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin nga -4°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet ditore pritet të arrijnë mes 6°C dhe 14°C, varësisht nga dita dhe rajoni. Gjatë kësaj periudhe, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

E hënë

Moti i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale: -4 deri -1°C

Temperaturat maksimale: 12- 17°C

Era: Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-8m/s

E martë

Mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Temperaturat minimale: -1 deri 2°C

Temperaturat maksimale: 13-17°C

Era: nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s

E mërkurë

Moti i vranët dhe me interval me diell.

Temperaturat minimale: 0 deri 2°C

Temperaturat maksimale: 14-17°C

Era: kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

E enjte

Mot I vranët dhe me interval me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu

Temperaturat minimale:1 deri 4°C

Temperaturat maksimale: 12 deri 15°C

Era: nga verilindja 1-8m/s.

E premte

Mot i vranët dhe me intervale me diell

Temperaturat minimale: 0 deri 2°C

Tmperaturat maksimale: 15 deri 17°C

Era: nga drejtimi i jugperendimi 1-4m/s.

Të ngjashme