Edhe java e fundit e muajit maj do të paraqitet e paqëndrueshme.
Kështu njoftojnë nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, që theksojnë se moti pritet të jetë i tillë si pasojë e cikloneve aktive mbi Gadishullin e Ballkanit, të cilët do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me shi dhe shkarkime rrufesh.
“Reshjet më të theksuara priten të jenë ditën e enjte dhe të premte, ndërsa , ditët tjera me mot me diell dhe reshje lokale dhe të izoluara shiu. Nuk përjashtohen kushtet që në vende të kufizuara të ketë reshje breshëri dhe stuhi”, thuhet në kumtesë.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, do të lëvizin ndërmjet 17-25 gradë Celsius. Të premten parashihet të shënohen vlerat më të ulëta të temperaturave maksimale, ndërsa të mërkurën, merkuri në termometër parashihet të shënoj vlerat më të lartë, deri 25 gradë Celsius”.
Tërë javën pritet që të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-15 metra/sekond.