Stilistja holandeze Iris van Herpen, ka prezantuar koleksionin e saj Hypnosis në javën e modës haute-couture në Paris. 19 modele të kuruara mirë, në forma delikate dhe materiale transparente, krijonin forma që duket se sfidonin gravitetin dhe e gjithë kjo ishte një magji e vërtetë në pasarelë.
Stilistja e prezantoi koleksionin e saj në Elysee Montmartre. Ajo magjepsi jo pak me stilin e saj, lojën me transparencat etj. Modeli kryesor i koleksionit ishte një fustan, i quajtur Infinity, me skelet metalik, i dekoruar me pupla, që lëvizte mekanikisht, duke kujtuar lëvizjen e dallgëve.
Ishin të shumta personalitetet e ulura në radhë të parë. Mes tyre edhe Celine Dion që ndodhet në Paris për javën e modës. Bashkë me të edhe modelja kanadeze Koko Rocha.