Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Reshjet e shiut do rikthehen sërish, kryesisht në zonat malore dhe me intensitet më të lartë gjatë pasdites.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 23°C.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.