Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka nisur vizitat në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Ish-pjesëtarët e UÇK-së, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Pjetër Shala – të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë – do të ndajnë një pjesë kohe të dedikuar për vizitat familjare për t’u takuar me ministren dhe anëtarët tjerë të delegacionit që dje shkuan nga Kosova në Holandë.
Haxhiu nuk do ta vizitojë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli. Siç tha dje në Aeroportin e Prishtinës para se të nisej drejt qytetit holandez, ata nuk na kanë pranuar të takohen me të.
“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk na kanë pranuar, kurse gjykata nuk na e ka mundësuar takimin me Salih Mustafën”, tha Haxhiu të martën.
Në Holandë ata i priti ambasadori i Kosovës në Amsterdam, Dren Doli. Ai publikoi në Twitter një fotografi me delegacionin nga Kosova, të cilën ministrja Haxhiu e shpërnadau edhe në llogarinë e saj në këtë rrjet social.
“I lumtur t’i mirëpres në Holandë, Ministren e Drejtësisë nga Kosova Albulena Haxhiu, Saranda Bogujevcin, nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Z. Adnan Rrustemi – Kryetar & Z. Erxhan Galushi – anëtar i Komisionit Parlamentar për Legjislacion dhe Imunitete”, shkroi Doli, duke shtuar se ata i pret një “javë e ngarkuar”.
Happy to welcome to the #Netherlands 🇳🇱, the 🇽🇰 Minister of Justice @albulenahaxhiu_, @SaraBogujevci – Vice-President of the Assembly of 🇽🇰, Mr. Adnan Rrustemi – Chairman & Mr. Erxhan Galushi – of the Parliamentary Committee on Legislation&Immunities. Busy week ahead. 🇽🇰🇳🇱 pic.twitter.com/7kPvvBEvyD
— Dren Doli (@DrenDoli) March 29, 2022