Javën e ardhshme bien temperaturat

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në 5 ditët e ardhshme parashihet mot me diell dhe vranësira, raporton Gazeta Express.

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

“Në fundjavë një front me vranësira të dendura parashihet të përfshijë territorin tonë duke mundësuar që nëpër disa territore të kufizuara të bien riga të dobëta shiu. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet nga ky institut.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (15 – 19 nëntor 2021)

Java e tretë e nëntorit parashihet me mot kryesisht të ngjashëm. me diell dhe vranësira kalimtare.

Në fushat barike nuk do të ketë luhatje të mëdha duke e mbajtur ketë situatë relativisht të qetë meteorologjike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Në fundjavë një front me vranësira të dendura parashihet të përfshijë territorin tonë duke mundësuar që nëpër disa territore të kufizuara të bien riga të dobëta shiu. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Të ngjashme