Mbi 10 mijë teste për Covid-19 pritet që të vijnë në IKSHPK gjatë javës së ardhshme.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti i tha Gazetës Express se kontrata për 10 mijë deri 13 mijë teste është nënshkruar dhe kontingjenti i parë i kësaj kontrate arrijnë brenda 7-10 ditëve.
Që nga data 8 shkurt deri më 1 maj 2020 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë bërë gjithsej 7 mijë e 644 testime për mostrat e dyshura për koronavirus.
Një kontingjent prej 10 mijë deri në 13 mijë teste për Covid-19 pritet të arrijnë javën e ardhshme në Kosovë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti tha se kontrata për testet e reja është nënshkruar dhe pritet të arrijnë brenda 7-10 ditëve.
“Është nënshkruar kontrata edhe për 10.000-13.000 teste të tjera. Kontingjenti i parë prej kësaj kontrate pritet të fillojnë të arrijnë brenda 7-10 ditëve” , i tha Hoti, Gazetës Express.
Ai tha po ashtu se 7300 teste janë pranuar nga IKSHPK javën e kaluar.
“7 mijë e 300 teste javën e kaluar janë pranuar nga IKSHPK. Deri tash testet që ende janë në shfrytëzim nga kontratat paraprake kane qenë nga SHBA’ja, Gjermania dhe Britania e Madhe”, ka deklaruar Hoti.
Nga 7 mijë e 644 testet e kryera nga IKSHPK’ja deri më tani në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 813 persona, 22 kanë vdekur të cilët kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 298 raste.
Ministri në Detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka prezantuar të enjten para mediave kufizimet e reja për qytetarët,.
Vitia në një konferencë për media ka deklaruar se në Kosovë momentalisht mesatarja e infektimit është zvogëluar në 3%. Ai ka thënë se masat do të merren në disa faza.