Javën e ardhshme seanca për politikën e jashtme – Deputetja e PDK-së: Presidentja s’po paraqet unitetin e shtetit

Prishtinë | 04 Pri 2022 | 12:53 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka njoftuar se seanca për të diskutuar për politikën e jashtme mbahet javën e ardhshme, pasi javën e kaluar dështoi shkaku se jashtë shtetit ishin kryeministri Kurti e ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, raporton Ekonomia Online

Kritika ka pasur edhe në drejtim të presidentes Vjosa Osmani. Deliu-Kodra tha se si PDK është e shqetësuar lidhur me pozicionimin e saj karshi problemeve në vend.

“PDK është e vëmendshme lidhur me situatën e rëndë që ndodhet vendi. Kemi parashtruar qe 2 javë kërkesë mirëpo kryeministri dhe ministrja kanë qenë jashtë vendit. U vendos që me datën 12 prill të diskutohet lidhur me politikën e jashtme”, tha Deliu-Kodra.

 “Ne si PDK disa here kemi shprehur shqetësime lidhur me pozicionin e saj. Ajo do të duhej gjithmonë ta paraqiste unitetin e shtetit. Sa i përket çështjes së energjisë dhe çështje të tjera Presidentja do të duhej të ishte në vend. Sa herë që cenohen interesat e qytetarëve, presidentja Osmani do të duhej të ishte në pozitën e saj. Ka pasur raste kur është cenuar mirëpo presidentja s’ka qenë aty”, tha ajo.

Të ngjashme