Javën e ardhshme temperaturat deri në 27 gradë Celsius

Prishtinë | 02 Maj 2021 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi do vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit, duke krijuar kushte për mot me diell dhe herë-herë me vranësira që kanë mundësi për reshje të shiut.

“Shi me intensitet të dobët parashihet të ketë gjatë mbrëmjes së ditës së hënë, të mërkurën dhe të enjten, duke mos e përfshirë gjithë territorin e vendit. Përgjithësisht sasitë totale të reshjeve gjatë gjithë javës do të jenë të ulëta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet ndërmjet 21-27 gradë.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet tutje.

Të ngjashme