Javën e kaluar 29 aksidente në rajonin e Ferizajt, 17 persona të lënduar

Prishtinë | 28 Tet 2024 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar janë shqiptuar 1407 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 13 patentë shoferë.

Ndërsa janë raportuar 29 aksidente, prej tyre janë lënduar 17 persona.

Njoftimi i plotë:

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të inicenteve dhe aksidenteve në komunikacion

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 21-27/10/2024 ka shqiptuar 1407 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr  13 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 29 aksidente, prej tyre :                           

– Aksidente me lëndime, 12

  persona të lënduar, 17

– Aksidente me dëme materiale , 17

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme