Javën tjetër rihapen shkollat në Shqipëri

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

E para e këtij dikasteri qeveritar, Evis Kushi, ka njoftuar se mësimi do të nisë nga java që vjen derisa ka apeluar që respektimi i rregullave të vijojë.

“Deri këtu ia kemi dalë me sukses vetëm falë bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe solidaritetit që treguam për njëri-tjetrin. Duke njoftuar me kënaqësi hapjen e rrugës për rikthimin e të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve në shkolla, mbetet absolutisht e domosdoshme që të mos harrojmë se lufta që po fitojmë ende nuk ka mbaruar”.

“Prandaj suksese në këtë fundvit shkollor të gjithëve dhe një apel për të gjithë, që të vazhdojmë të respektojmë rregullat për t’ia dalë deri në fund”, ka shkruar ajo në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme