Java për Qeverisje të Hapur, Kuvendi vlerësohet si shembull për transparencë

Prishtinë | 29 Maj 2024 | 16:11 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës është shembull jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen e qytetarëve në qeverisje të hapur.

Kështu u tha në tryezën e diskutimi me temën “Pjesëmarrja e qytetarëve për qeverisje të hapur”, e cila u mbajtë në kuadër të Javës për Qeverisje të Hapur të Partneritetit për Qeverisje të Hapur, raporton Ekonomia Online.

Sekretar i Forumit për Transparence Parlamentare, Musli Krasniqi, theksoi se kanë arritur të jenë shembull i punës dhe angazhimit në forcimin e kulturës së transparencës.

“Ishte një gëzim i politikës në administratën dhe shoqërinë civile po nëse flasim nga kundërshtimi i sotëm 9 vjet pas ne lirisht mund të themi se kemi arritur te jemi shembull i punës dhe angazhimit në forcimin e kulturës së transparencës duke bërë kuvendit një nga institucione metë hapur dhe transparente, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Rezultatet janë dëshmi që kur bashkohen forcat me një qëllim fisnik, atëherë rezultatet janë të pashmangshme”, tha Krasniqi.

Ai përmendi organizimin e shumë tryezave me përfaqësuese të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të mediave për të marr opinionin e tyre, për hapat që ka marr Kuvendi.

Sipas tij, në shumë raste edhe shoqëria civile edhe mediat kanë luajtur rolin e vet aktiv duke dhënë propozime, rekomandime, vërejte dhe kritika në subjekte të Kuvendit sa i përket transparencës.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë që Kuvendi është shembull, jo vetëm për rajonin, por edhe me gjerë.

Megjithatë, ai ka përmendur dy probleme.

“Nuk ka shumë interes për të marr pjesë në grupe punues nga organizatat e shoqërisë civile dhe kjo me pengon mua personalisht dhe e dyta një mungesë vullneti të shumicës parlamentare. Unë kam qenë në disa them është here e pestë që jam pjesë e forumi të legjisturave të ndryshme. Kjo flet shumë për Kosovën dhe vendin tonë dhe për klasën politike, kushdo që ka qenë në udhëheqje Kuvendit se ka ofruar gatishmëri ku them me krenari jemi shembull jo vetëm për rajonin po edhe me gjerë. Mekanizmat asnjëherë nuk kanë qenë qëllim vetëvete po qëllimi ka qenë mekanizmat që ato krijojmë që njerëzit të kenë mundësi të vijnë në grupe punues dëgjime publike jo vetëm në Kuvend po edhe qeveri që ligjet të dalin më të mira”, tha Selmanaj.

Ai shtoi Komisioni ku ai është pjesë, Komisioni për Legjislacion, vetëm dy dëgjime publike ka organizuar, do të thotë në vitin 2022 dhe shumë pak kam parë organizime  edhe nga komisionet tjera, që i bie ka mungesë vullneti për të debatuar tema serioze me grupe të interesit, grupe të caktuar.

Ndërsa Albert Krasniqi nga Demokraci Plus (D+) pos meritave, ka përmendur edhe disa fusha që ka regres.

“Unë do t’i veçoja Kuvendin sidomos disa prej çështje që ka pas progres e hyn ne domenin e organizatave civile kalendari aktiviteti që duhet ta ndaj edhe me tutje kjo jep mundësi ta dimë paraprakisht çka po diskutohet dhe të përgatisim. Konstatimet e komisioneve që bëjnë në fazën e hartimit të tyre të punës ka qenë një element i rëndësishëm çka ka ndikuar për përmbushjen e objektivave tona. Pa përmend edhe shumë progres, megjithatë ka në disa fusha regres, këtu duhet përmendur bojkotimi  i pjesëmarrësve deputeteve të shumicës në mbledhjet e komisioneve hetimore, por shumica parlamentare, mazhoranca i ka bojkotuar”, theksoi Krasniqi.

Ai si regres tjetër ka përmendur edhe mos kthimin e përgjigjeve nga qeveria në pyetjet e deputetëve, ani se e ka obligim t’iu përgjigjet.

Të ngjashme