Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për shtyp me ministren Elva Margariti njoftoi sot nisjen e Javëve Kulturore Ndërkombëtare. Aktivitetet çelen me Francën, për të vijuar me vendet e tjera.
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se programi përfshin nga moshat e reja deri te pensionistët. Sipas tij qëllimi është që të rrisin interesin e të rinjve për aktivitetet kulturore.
“Disa prej vendeve të përfshira janë të angazhuara prej kohësh. Por ky angazhim i përbashkët i nxjerr këto ngushtësisht artistike, apo të lidhura me krijimtarinë në fusha të ndryshme të artit. Programi i javëve kulturore nis me Francën. Është një program që ne synojmë që të gjitha moshat dhe kategoritë të gjejnë arsye për t’i frekuentuar javët ndërkombëtare të kulturës. Ne synojmë që të ketë hapësirë që nga moshat e reja deri te pensionistët. Qëllimi është që të rrisnim interesin e të rinjve për këto aktivitete. Do të vazhdojmë punën edhe për kalendarin e vitit tjetër. Qëllimi i këtij programi është që ta shtrijë këtë përzierje kulturash në të gjithë hartën e Shqipërisë, hap pas hapi”, tha Rama, shkruan abcnews.al.