Jay Z është treguar i hapur në lidhje me ndërveprimin e ditëve të fundit me vajzën e tij gjashtëvjeçare Blue Ivy.
Reperi do të paraqitet në episodin e ardhshëm të emisionit My Next Guest Needs No Introduction me David Letterman, i cili do të transmetohet të premten (më 6 Prill).
Në një promo të këtij emisioni, Jay Z e tregon “mosmarrëveshjen” e fundit që e kishte me të bijën.
“Një ditë i thash të futej në veturë për shkak se po bënte mijëra pyetje dhe duhej të niseshim për në shkollë… Vetëm e dëgjova zërin e saj të vogël duke më thënë: ‘Babi, nuk më pëlqeu mënyra se si më the të futesha në veturë’. Ajo është gjashtëvjeçare – m’i lëndoi ndjenjat”.
“Kjo ishte gjëja më e bukur që më ke thënë ndonjëherë”, i kishte thënë Jay asaj.