Jeff Bezos do t’i dhurojë 100 milionë dollarë për bankat ushqimore amerikane, për t’i ushqyer një numër të shtetasve që nuk punojnë, ndërsa po humbasin punën e tyre gjatë pandemisë së coronavirusit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Drejtori i Përgjithshëm i Amazon do t’ia dorëzojë këtë shumë qendrës me bazë në Chicago “Feeding America”, që përmban më shumë se 200 banka ushqimore në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bezos në një fotografi të publikuar në Instagram ka shkruar se shumë prej restoranteve janë të mbyllura, njashtu edhe kishat që ofrojnë ushqime falas gjatë kësaj pandemie.
Ndërkaq këtë donacion e ka mirëpritur edhe themeluesja e Feeding America, Claire Babineaux-Fontent.
“Ky donacion është dhurata më e madhe në historinë tonë, do të na mundësojë të sigurojmë ushqim për miliona fqinjë tanë që përballen me vështirësi gjatë kësaj krize”, tha ajo.