Jehona Lushaku-Sadriu e LDK-së: Kurti po luan me shtetësinë e Kosovës

Prishtinë | 27 Maj 2023 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Kurti po luan me shtetësinë e Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook është shprehur se Kosova nuk meriton një udhëheqje të dëmshme e të rrezikshme si kjo.

Postimi i saj:

Në panikë nga dështimi në qeverisje, kryeministri Kurti po luan me shtetësinë e Kosovës.

Një kryeministër i PAAFTË- se qeverisja e tij u dëshmua të jetë dështim total,

keqmenaxhim e me të vetmin rezultat varfërimin e secilit qytetar;

Një kryeministër i DËMSHËM, që shtetit tonë historikisht i ka sjell veç dëme në raporte ndërkombëtare e vërejtje me shkrim nga SHBA e BE.

Një kryeministër HIPOKRIT, që flet për moral derisa luan me të ardhmen e familjeve tona – se ai të veten nuk e ka në Kosovë;

Përfundimisht, një kryeministër PALAQO, që përkujdeset për performancë për militantë partiak, e jo për arritje të vërtetë ndërkombëtare të shtetit tonë.

Kosova nuk meriton një udhëheqje të dëmshme e të rrezikshme si kjo!

Të ngjashme