Pёr tё 13 herё nё Francё “Jelekët e Verdhёt” kanё protestuar dhe sёrish ka pasur trazira mes policisё dhe demonstrantёve. Nё Paris u plagos njё person.
Nё Francё sërish lёvizja “Jelekëve të Verdhё” organizoi protesta nё rrugё pёr tё 13-ën herё. Disa mijёra vetё marshuan nё Paris nga harku i Triumfit pёrgjatё bulevardit Champs-Elysées nё drejtim tё kullёs Eiffel. Gjatё konfrontimeve mes policisё dhe demonstruesve para godinёs sё parlamentit tё paktёn njё person u plagos rёndё.
Televizioni BFM TV duke iu referuar prefekturёs sё policisё njoftoi, se njё burrё ka humbur katёr gishta. Bёhet fjalё pёr fotografin e kësaj lëvizje.
Njё dёshmitar okular i ka thёnё agjencisё sё lajmeve AFP, se plaga ёshtё shkaktuar prej njё granate me tym. Me kёtё forcat e rendit synonin t’i mbanin demonstruesit larg godinёs sё parlamentit. Personi i plagosur ka dashur tё mbrohej me dorё prej granatёs. Kur ai e preku atё, ajo shpёrtheu. Tani pёr tani nuk ka njё konfirmim zyrtar pёr kёtё rast.
Gjatё ditёs ka pasur disa incidente. Demonstruesit hidhinin sende ndaj forcave tё rendit, qё vunё pjesёrisht nё pёrdorim gazin lotёsjellёs dhe shkopinjtё e gomёs.
Sipas tё dhёnave tё policisё, deri pasdite u arrestuan dhjetё vetё.
Kёsaj radhe protesta drejtohej kundёr njё ligji tё planifikuar, qё parashikon lehtёsimin e ndalimit tё demonstratave dhe dёnime mё tё ashpra pёr demonstruesit e maskuar. Disa aktivistё qёllimisht kishin dalё tё maskuar nё protesta. Edhe nё qytete tё tjera tё Francёs si nё Bordeaux, Toulouse dhe Nantes ka pasur manifestime proteste.