Kaosi në rrugë dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit ka shfaqur ‘jelekverdhët’ edhe në Shqipëri.
Bëhet fjalë për një grup turistësh francezë të cilët janë irrituar nga mënyra se si shoferët shqiptarë përpiqen të mbarojnë punë shpejt e shpejt.
Në Doganën e Hanit të Hotit, në veri të vendit, turistët francezë kanë veshur jelekët e verdhë, simbolin e protestës në Francë, dhe kanë bllokuar njërën anë të rrugës., shkruan Top-Channel.
Ata janë përpjekur të bllokojnë shoferët që nuk prisnin në radhë, por kalonin në korsinë tjetër për të dalë të parët.
Ndonëse ishin shoferët shqiptarë ata që ‘fituan’ në fund, mesazhi i turistëve francezë u përcoll.
Jelekëverdhët, kanë organizuar protesta masive në Francë pas rritjes për shtatë centë të derivateve të naftës.
Ata shkaktuan kaos të madh duke detyruar presidentin Emmanuel Macron, të gjejë zgjidhje tjera lidhur me situatën.
Protesta nga ta pati edhe në Angli, Belgjikë dhe shumë vende të botës.