Cinizmi nuk na nxjerr nga skëterra! Nihilizmi dhe oportunizmi na zhysin edhe më thellë!
Jemi keq! Kosova është ndër shtetet e rralla që po kërcënohet me sanksione serioze nga kumbarët e vetë shtetësisë, në krye me SHBA-në dhe shtetet kryesore të BE-së. Serbia ka pasë sanksione. Bjellorusia ka.
Kushdo që mund të bëjë diçka që Kosova të del fitimtare duhet përkrahur.
I takon secilit të japë kontribut. Çdo individ, çdo grup, çdo parti, kushdo që është pjesë e institucioneve, pushtet dhe opozitë.
I takon sidomos LDK-së, partisë më të vjetër në Kosovë të marrë iniciativë. Njëjtë siç i takon secilës parti tjetër.
Nuk është kjo për të marrë merita, është për të dalë nga lloçi!
Kush ia bën një argat Kosovës sot e meriton të mbështetet.
Heshtja është pajtim! Cinizmi, nihilizmi, oportunizmi – krim!