Është dorëhequr kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sako në profilin saj në Facebook.
Sipas Sakos, shkak për dorëheqjen e saj janë bërë deklaratat e saj në media ditën e djeshme.
“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.
Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shprehet ajo.
Ajo në media ka dhënë një deklaratë skandaloze duke thënë se numri i viktimave mund të ishte më i madh dhe se janë të kënaqur me 50 viktimat e shkaktuara nga tërmeti.