Reperi i njohur Chris Brown është një ndër artistët më të suksesshëm në ekstradën muzikore, këngët e të cilin arrijnë rekorde dhe çmime.
Së fundmi është zbuluar shifra marramendëse që kushton një foto me reperin.
Bëhet fjalë për 1,111 dollarë, një shumë kjo sa vetë bileta për të marrë pjesë në koncertin e tij.
Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi, Chris Brown ka treguar se ka rreth 15,000 këngë të papublikuara.
“Është shumë e vështirë, sepse të jem i sinqertë me ju, kam rreth 15,000 këngë të papublikuara. Vetëm në telefonin tim, në disa aplikacione, kam ndoshta 1800”- tha ai.
Kujtojmë që së fundmi është përfshirë në një përleshje fizike me një producent muzikore në një klub në Londër, ndërsa sipas mediave të huaja reperi i ka thyer për kokë një shishe qelqi producentit.