Ndarja është një gjë e vështirë, e veçanërisht ndarja nga një lidhje serioze bën që personat të futen në depresion të thellë, e nuk janë të pakta rastet ku personat edhe kryejnë vetëvrasje si pasojë e depresionit.
Ndarjen nga partneri apo partnerja nuk e lehtëson as bllokimi i tyre në Facebook, as fshirja e fotografive me ta, e shumë gjëra tjera.
Mirëpo, janë disa mënyra të fshehta për ta shëruar këtë lloj të keq të depresionit, më poshtë mund t’i gjeni këto mënyra.
Ushqimi asnjëherë nuk ju lë në baltë
Picat nuk do t’ju gjykojnë, hamburgerët nuk do t’ju abuzojnë, e padyshim që akullorja nuk do të ketë shije të hidhur.
Eksplorojeni botën
Bëni gati valixhet dhe shkoni në një udhëtim të qetë. Shëtitni, takoni njerëz të rinj dhe shijojeni bukurinë e natyrës.
Kaloni kohë me familjen
Shpenzoni kohë me njerëzit të cilët gjithmonë ju kanë dashuruar, pavarësisht pengesave dhe problemeve.
Kaloni kohë me shoqëri
Kaloni kohë me shokë apo shoqe të cilët ju dëgjojnë historitë e ndarjes pa pushim dhe jua lehtësojnë këtë periudhë të keqe.
Realizoni ëndrrat
Filloni t’i jetësoni ëndrrat aventureske dhe shtrëngoni duart me frikat më të thella që i keni.