Zakonisht gjatë shtatzanisë femrat konsumojnë çdo lloj ushqimi, këshilluar edhe nga mjeku.
Pasi bien shtatzënë, të gjitha gratë duken se fitojnë një liri të tejskajshme, e cila i bën të hanë çdo gjë që gjejnë përpara, por ka edhe disa ushqime që janë të dëmshme, sepse sjellin më pas anomali të ndryshme të fetuesit, njofton Klan Kosova.
Shëndeti i bebes kalon nëpërmjet shëndetit të nënës, ndaj janë disa ushqime që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e fetusit, ashtu siç ka të tjera që ndikojnë negativisht te fëmija.
Rregulli bazë për një ushqim të shëndetshëm në shtatzëni është ndjekja e një diete të ekuilibruar, duke shmangur disa ushqime që cilësohen të dëmshme. Ja cilat janë disa prej ushqimeve të cilat nuk duhet të konsumohen gjatë shtatzanisë:
Ushqimet e gjalla dhe të papjekura (përmbajnë baktere të rrezikshme për shëndetin e fetusit)
Mishi i papjekur mirë,
Peshku i tymosur,
Disa lloje djathrash,
Veza e gjallë,
Majoneza,
Alkooli,
Kafja,
Sheqeri industrial,
Ushqimet me ngjyrues.
Peshku më i rekomanduar në shtatzëni është merluci, pasi një pjesë e mirë e peshqve të tjerë përmbajnë mërkur, i cili ndikon negativisht për zhvillimin e trurit të fëmijës.