Bukuroshja tashmë beqare Jennifer Aniston është parë për herë të parë që nga publikimi i lajmit për ndarjen e saj nga bashkëshorti Justin Theroux.
Aniston nuk duket se ka përjetuar keq ndarjen.
Ajo duket e bukur si gjithmonë si dhe vërehet se ka bërë disa ndryshime të vogla tek flokët e saj. 49 vjeçarja kishte një dukje të thjeshte me xhinse si dhe nuk kishe të vendosur grim.
Aktorja aktualisht është shumë e zënë me punë. Ajo së bashku me Reese Witherspoon janë producente të dramës televizive, e cila tregon prapaskenat e emisioneve të mëngjesit në New York.