Jennifer Aniston dhe Brad Pitt janë martuar?

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Festimi i madh i ditëlindjes së 50 të Jennifer Aniston i ka mbushur titujt e revistave botërore një ditë pas ngjarjes, ndërsa publikun e ka shokuar më shumë fakti se festimit i është bashkuar edhe ish-bashkëshorti i Jennifer, 55-vjeçari Brad Pitt. Përveç shumë detajeve që kanë ‘rrjedhur’ pas ndejës së madhe, disa tabloidë botërorë kanë shkruar për martesën e supozuar të Jennifer Aniston dhe Brad Pitt. Por, siç shkruan gossipcop.com, kjo martesë nuk ka ndodhur.

Në artikull thuhet se revista “New Idea” shkroi se dyshja e famshme është martuar në festimin e ditëlindjes në Sunset Tower Hotel në Hollywood dhe se një burim i panjohur u kishte thënë se “çifti” e dinte se nuk mund të organizojë martesë pa i shfaqur detajet në publik prandaj e shfrytëzuan ndejën e ditëlindjes së Jennifer për “ta konfirmuar publikisht lidhjen e tyre’, shkruan KOHA Ditore.

“Ata vendosën t’i bashkonin këtu dy ngjarje në një, ndërsa të ftuarve u thanë se Jennifer po e feston ditëlindjen prandaj askush nuk e kishte ndonjë dyshim deri në momentin kur në ndejë e paralajmëruan ngjarjen e madhe,” tha burimi i panjohur, duke shtuar se Aniston ua tregoi planin e tyre vetëm disa miqve të afërt.

Megjithatë, gossipcop.com shkruan se disa burime të besueshme thanë se asgjë nuk ka ndodhur mes Pitt dhe Aniston, e lëre me ndonjë martesë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme