Jennifer Aniston dhe Justin Theroux flasin akoma edhepse janë ndarë.
Sipas një burimi të afërt me çiftin, të dy kanë akoma komunikim.
Ndonëse ndarjen e kanë shpallur javë më parë, edhepse ishin ndarë në fillim të vitit, sipas këtij burimi, Aniston ndjehet në rregull me gjithë situatën, transmeton Klan Kosova.
Qysh pas ndarjes, Aniston është mbështetur tek miqtë e saj të ngushtë. Madje të martën, ajo është parë në Los Angeles me ish-kolegen e saj të Friends, miken e ngushtë, Courteney Cox.
Në ndërkohë që Theroux gjatë vikendit ishte në Austin të Texasit, ku ai vizitoi një strehë të qenve derisa të hënën është parë se është kthyer në New York.