Jennifer Aniston shkëput marrëdhëniet më të gjithë njerëzit e pavaksinuar

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e famshme Jennifer Aniston ka vendosur që të shkëpusë marrëdhëniet me të gjithë personat që nuk janë vaksinuar edhe pse mund ta lidhë puna me ta çdo javë.

Në një intervistë për “InStyle” ajo shprehet: Ka ende grupe të mëdha njerëzish që janë kundër vaksinës ose nuk dëgjojnë faktet. Është një turp i vërtetë. Kam humbur disa njerëz nga rutina ime javore që kanë refuzuar ose nuk kanë zbuluar (nëse janë apo të vaksinuar) dhe kjo është për të ardhur keq. Mendoj se ke detyrim moral dhe profesional të informosh, duke qenë se nuk testohemi të gjithë çdo ditë. Është pak e ndërlikuar, sepse secili ka të drejtën e mendimit të tij, por shumë mendime nuk bazohen në asgjë tjetër përveç frikës dhe propagandës”, është shprehur Jennifer Aniston.

Shpesh herë aktorja i ka bërë thirrje të gjithëve që të respektojnë masat e marra ndaj Covid-19 dhe të tregonin sa më shumë kujdes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme