Jennifer Aniston e ka përkujtuar mikun e ndjerë, Matthew Perry, teksa pranoi që vdekja e tij e ka ‘goditur rëndë’.
Matthew vdiq në moshën 54 vjeçare, ku thuhet se u gjet në vaskë, transmeton Indeksonline.
Aktorja në Instagram shkroi: “Oh djalë, jam prerë thellë. T’I them lamtumirë Matty-t ka qenë një valë e çmendur emocionesh që nuk e kam përjetuar kurrë më parë. Ne të gjithë përjetojmë humbje në një moment të jetës sonë. Humbje jete ose humbje dashurie”, shkroi ajo ndër të tjerash.
Kujtojmë që Jennifer dhe Matthew ka vite që ishin miq, ku ajo luante Rachel Green dhe ai luante Chandler Bing në shfaqjen sitcom në SHBA./Indeksonline/