Fansat e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë shokuar pasi dëgjuan se çifti i kishte dhënë fund lidhjes pas afro katër vjetësh.
Burime të revistës “People” kanë thënë se çifti ka kohë që kishte probleme dhe se ato ishin rritur edhe më shumë gjatë karantinës.
“Ata kanë probleme qe më shumë se tre muaj. Ata janë mundur të vazhdojnë lidhjen për hatër të fëmijëve të tyre edhe pse të gjithë e dinin se nuk do të mund të vazhdonte kështu. Jennifer dhe Alex ishin gati të blinin një vilë të madhe por kjo nuk ndodhi”, ka thënë burimi.
Lopez 51 vjeçare ka dy fëmijë binjakë 13 vjeçar, djalin Max dhe vajzën Emme me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony. Ndërkohë Rodriguez ka dy vajza me ish-bashkëshorten e tij, Ella 12 vjeçare dhe Natasga 16 vjeçare.
“Problemet mes tyre filluan të shfaqeshin sa ishin në karantinë”, ka thënë më tutje burimi.