Jennifer Lawrence dorë për dore me të dashurin në New York

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 10:05 | Nga

Jennifer Lawrence dhe i dashuri i saj Cooke Maroney duket se janë më të dashuruar se kurrë.

Fituesja e çmimit Oscar dhe tregtari i veprave të artit janë parë dorë për dore në një takim të vonë të dielën, në New York.

Aktorja e Red Sparrow dukej e veshur shumë sportive, me një xhaketë të zezë mbi një bluzë të bardhë dhe një kapele.

Edhe Maroney kishte zgjedhur stilin e njejtë të veshjes.

Çifti kanë treguar hapur dashurinë për njëri-tjetrin, në publik, javëve të fundit.

Të enjten e kaluar, aktorja 28 vjeçare është parë duke e puthur të dashurin e saj 33 vjeçar jashtë Aeroportit Ndërkombëtar “John F.Kennedy”.

Po ashtu, duke vizituar Parisin dhe Romën, më herët gjatë këtij muaji, “zogjtë e dashuruar” janë parë dorë për dore.

Një burim kishte konfirmuar për revistën People në muajin qershor se aktorja është në lidhje me drejtorin e Galerisë së Arteve të New Yorkut.

Lawrence është në lidhje me Maroney pasi është ndarë nga regjisori Darren Aronofsky. Ata ishin në lidhje për më shumë se një vit, për t’u ndarë më pas në muajin nëntor të vitit 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme