Jennifer Lopez ka folur haptas për jetën pas lindjes së binjakëve dhe mënyrën se si trajnerja e saj personale, Tracey Anderson e motivoi të ndihej më mirë me trupin e saj pasi lindi binjakët Maximilian “Max” David Muniz dhe Emme Maribel Muniz në vitin 2008.
“Kam reflektuar shumë kohët e fundit, duke rishikuar versionet e kaluara të vetes për të përqafuar plotësisht mua të tanishmen.”, tha Lopez.
Lopez shtoi se ndihej e pasigurt dhe e frikësuar se a do të kthehej ndonjeherë në formën si ishte më parë, raporton ThePeople.
“E takova Tracey menjëherë pasi linda binjakët. E telefonova në një kohë kur ndihesha e pasigurt , duke pyetur veten nëse do të kthehesha ndonjëherë në mënyrën si isha më parë siç bëjnë shumica e nënave të reja pas lindjes,” tha Lopez.
Në maj, talenti i The Wedding Planner u shfaq në Live me Kelly dhe Mark dhe diskutoi se si prindërimi i adoleshentëve mund të jetë i ashpër.
“Është sfiduese, ju e keni këtë fëmijë për një kohë dhe më pas është si shoqja juaj e vogël më e mirë që i pëlqen të jetë me ju gjatë gjithë kohës”, tha ajo.